Interi do ta pres Cagliarin në ‘San Siro’ do ta kërkojë fitoren e tretë radhazi, pas atyre me Sampdorian dhe Fiorentinën.
Spalletti fillimisht ka folur për ndeshjen me Cagliarin, ku ka thënë se kërkon tri pikë.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Cagliari ka lojtarë që mund të na i komplikojnë punën”.
“Kam porositur lojtarët që ta vlerësojnë maksimalisht këtë sfidë, pasi kemi gabuar mjaftueshëm dhe tashmë do të kërkojmë të rikuperojmë”.
“Ndoshta fakti që do të përballen kryesueset, mund të na ndihmojë të rikuperojmë disi me ata”, tha fillimisht Spalletti.
Trajnerit iu kërkua një prononcim për librin e Francesco Tottit, i cili doli në treg këtë javë, por ai tha se do ta lexojë kur të ketë kohë, pa e lexuar, nuk do të jep koment.
“Unë jam këtu për të folur për Interin, që ka kapiten Icardin dhe ka edhe një tjetër jashtë fushë, si Javier Zanetti”.
“Librin e Tottit do ta lexoj me qetësi dhe vetëm më pas do të vlerësoj mundësinë e të dhënit të një komenti”.
“Por gjatë kësaj kohe kemi ndeshje çdo tre ditë dhe nuk kam kohë të lexoj librin”, tha ai.
Në fund Spalletti foli për Radja Nainggolan.
“Nëse do bëja një vlerësim në shifra, nga 1 në 10, Nainggolan meriton notën 6, për atë që ka dhënë deri tani. Ai mund të japë shumë më tepër, por ambientimi po i zgjat më shumë, për shkak edhe të dëmtimit në verë”, ka thënë ai. /Telegrafi/