Luciano Spalletti ka thënë se ndeshja e të martës në Ligën e Kampionëve ndaj PSV-së është ndeshja më e rëndësishme e tij si trajner i Interit.
Interi duhet të mundë ekipin holandez dhe Tottenham Hotspur duhet të mos fitojë në Barcelonë për të siguruar vendin e tyre në Ligën e Kampionëve ose italianët të barazojnë dhe anglezët të humbin ndaj katalunasve.
Kështu, trajneri i Interit, Spalletti u kërkoi lojtarëve të tij të përqendrohen vetëm në ndeshjen e tyre në San Siro pasi është më e rëndësishmja e tij si trajner.
“Ne shpesh nuk e mbajmë përqendrimin tonë gjatë gjithë lojës dhe kur kjo ndodh, kundërshtarët tanë përfitojnë”, ka thënë fillimisht Spalletti në konferencë për shtyp.
“Ekipi është në rregull. Juventusi dhe Tottenham janë dy skuadrat të mira, njëra që ka fituar për 10 vite, tjetra ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar”.
“Ne duhet të mbajmë nivelin e lartë për më shumë se 38 ndeshje, kështu që duhet të bëjmë më mirë”.
🎙| #Spalletti: "Our fans always have a starting spot in this Inter team. The fans always train at their best, they always turn up and make their support for the team felt. Again tomorrow, they’ll put on a show." #UCL #FCIM #InterPSV #InterFans pic.twitter.com/sIl7S3J7KC
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) December 10, 2018
“Vetëm njerëzit seriozë punojnë për Barcelonën. Gabimi i vetëm që mund të bëjmë është nëse përqendrohemi në lojën e tyre.
“Ne duhet të mendojmë për të fituar ndeshjen tonë, kundër një ekipi që ishte në vazon e tretë, ndërsa ne ishim në të katërtën. Ata janë gjithashtu më lartë se ne në Ligën e tyre përkatëse”.
“Kjo është ndeshja më e rëndësishme që kur kam qenë këtu, edhe më shumë se kundër Lazios sezonin e kaluar”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/