Luciano Spalletti e ka mirëpritur Radja Nainggolanin te Interi duke thënë se ai është lojtari që i ka munguar formacionit të tij.
Mesfushori belg është ribashkuar me trajnerin e dikurshëm te Roma dhe është pritur nga shumë tifozë në Milano, ku gjatë të hënës do t’i kryejë ekzaminimet mjekësore.
Radja Nainggolan has arrived in Milan ahead of his medical at Inter tomorrow. (Source: Sky Italia) pic.twitter.com/QQPK7z3FEe
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 24, 2018
Nerazzurrët do të paguajnë 24 milionë euro për 30-vjeçarin, si edhe Davide Santon e Nicolo Zaniolo do të shkojnë në Stadio Olimpico.
“Ai është turbina që na mungonte, koka shtesë e energjisë. Është për t’u gëzuar fakti se kur Roma e nxori në treg, ai na zgjodhi neve”.
Radja Nainggolan has landed in Milan. Inter medical expected to take place tomorrow. pic.twitter.com/lTpioGNJrJ
— The Football United (@futball_united) June 25, 2018
“(Lojtari) posedon gjithçka për t’u përballur me cilindo kundërshtar. Ai është Ninja. Është po ashtu kënaqësi për lojtarët kur masa e njerëzve dalin për ta mbështetur Interin në secilin stadium, sepse dashuria shkon mbi rezultatin”, ka deklaruar Spalletti për Sky Sport Italia.
Gjatë këtij afati kalimtar, zikaltrit kanë siguruar edhe shërbimet e Stefan de Vrij (Lazio) dhe Kwadwo Asamoah (Juventus) si lojtarë të lirë.
Spalletti ka konfirmuar se me transferimin e tyre ka vendosur të luajë me tre mbrojtës. /Telegrafi/