Luciano Spalletti thotë se Milani e vuri në vështirësi Interin në fitoren 3-2 në derbi.
Suso dhe Jack Bonaventura shënuan për barazim, por Mauro Icardi në minutën e fundi i dha fitoren zikaltërve dhe kështu kompletoi het-trikun.
“Të fitosh këto ndeshje të jep entuziazëm, por nëse e analizon me kujdes ne ishim shumë profesional për të kuptuar momentet dhe jemi përgjigjur mirë për një derbi”.
“Megjithatë, duhet të përmirësohemi ende pasi në disa momente ne po vuanim seriozisht”, ka thënë Spalletti për Mediaset Premium.
“Ishte një derbi i magjishëm dhe Milani duhet t’i gëzohet kësaj, pavarësisht kush fitoi”.
Nerazzurrët kishin një pjesë të parë më të mirë, por Milani iu përgjigj në të dytën.
“Në pjesën e dytë u detyruam të kthehemi prapa, ndërsa në pjesën e parë kemi mbajtur topin dhe provuam të pasojmë në mes qendrës me një mesfushë diamanti”.
“Kur Vincenzo Montella tha se Milani kishte një pjesë të dytë më të mirë, është e vërtetë. Kjo pasi Borini nuk u kthye të ndihmojë mbrojtjen dhe sulmuesit vazhduan para. Nëse në këtë situatë ia japim topin Ivan Perisicit kemi mundësi më shumë për gol. Rossonerët rrezikuan dhe kështu na dhanë shanse për gol”, ka thënë tekniku italian. /Telegrafi/
Top mister #Spalletti#InterMilan pic.twitter.com/C81FBIvtYQ
— Roberto Fiorellino (@FioRoberto) October 15, 2017