Telegrafi

Spalletti mendon të luajë ndaj Fiorentinës me Perisicin nga minuta e parë

Sonte (e martë) në Giuseppe Meazza do të zhvillohet ndeshja më interesante e xhores së gjashtë në Serie A, ajo mes Interit dhe Fiorentinas.

Interi e fillon ndeshjen i motivuar nga fitorja në minutat e fundit kundër Sampdorias.

Por, zikaltrit nuk do ta kenë aspak lehtë pasi Viola në këtë fillim sezoni ka qenë një nga skuadrat më të mira në kampionat.

Lexo po ashtu Spalletti tregon pse u përjashtua ndaj Sampdorias dhe shpjegon festimin e tij

Gjithsesi trajneri i Interit, Luciano Spalletti, tashmë ka menduar disa lëvizje taktike dhe me shumë mundësi nga minuta e parë do të luajë Ivan Perisic.

Formacioni i mundshëm i Interit (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.

Formacioni i mundshëm i Fiorentinas (4-3-3): Lafont; Milenkovic, Pezzella, Vitor Hugo, Biraghi; Benassi, Veretout, Edimilson; Chiesa, Simeone, Eysseric.

Skuadra nga Milano renditet në vendin e nëntë me shtatë pikë, kurse Viola në të tretin me 10 pikë. /Telegrafi/