Luciano Spalletti pranon se Interi i tij bëri shumë gabime të thjeshta në humbjen 3-1 ndaj Udinese dhe duhet të mësojnë se kur e ulin intensitetin ka pasoja.
Nerazzurët kanë qenë të pamposhtur deri më tani këtë sezon, por e kanë humbur atë rekord në San Siro, pasi u mposhtën nga Udinese në javën e 17-të.
Kjo humbje e Interit sipas trajnerit të tyre Spalletti, erdhi si pasojë e gabimeve të thjeshta dhe uljes së intensitetit të lojës.
“Ishte pak e papritur, fillimi i pjesës së dytë, sidomos sikur të ishim mirë në gjysmën e parë”, ka thënë fillimisht Spalletti për Sky Sport Italia.
“Kishim distancën e duhur, formën dhe qëndrimin e duhur. Ne nuk i finalizuam shanset tona si zakonisht, por i krijuam ato”.
“Në gjysmën e dytë, kemi bërë shumë gabime të thjeshta dhe Udinese arriti të krijojë këtë epërsi të dy golave”.
“Unë u përpoqa të fus Roberto Gagliardinin për të zvogëluar hendekun në forcën fizike, por nuk ndryshoi asgjë”.
“Kjo duhet që të na mësojë se kur e ulni intensitetin në një ligë me kufij kaq të ngushtë, do të lëshoni pikë. Edhe situatat më të vogla mund të bëjnë dallimin”, përfundoi italiani. /Telegrafi/