Telegrafi

Spalletti: Interi ka nevojë për më shumë

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka reflektuar nevojën për fytyra të reja pas humbjes nga Chelsea në miqësore përgatitore.

Interi ishte lënë paq gjasa në pjesën e parë të miqësores ndaj Chelseat, por u përmirësua në pjesën e dytë duke çuar ndeshjen në penalti, ku fitoi sukadra e Sarrit.

“Ne kemi vuajtur sepse ata ishin superior teknikisht dhe me shpejtësi, duke e qarkulluar mirë topin”.

“Ne është dashur që të vraponim, më pas kemi hyrë në lojë dhe kemi qenë më komod. Ne bëmë gjërat më mirë në pjesën e dytë”.

“Kur luani ndaj ekipeve që bëjnë presion, ju duhet të organizoni akione të mira”.

“Nuk kemi kohë për transferime. Unë dua që të kem pothuajse lojtarët e njëjtë, por natyrisht se kemi nevojë edhe për disa fytyra të reja”, u shpreh Spalletti.

Interi ka pasur formë të dobët në miqësoret parasezonale. /Telegrafi/