Telegrafi

Spalletti: Interi ka lojtarë të fortë po aq sa Nainggolan, do i vlerësoj të gjithë

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, i intervistuar nga Rai Sport, ka folur për tregun e transferimeve.

Ai është ndalur konkretisht te Radja Nainggolan, ku e ka vlerësua lart belgun, por ka thënë se edhe në skuadrën e tij ka lojtarë po aq të fortë.

“Nainggolan? E dua shumë, më ka dhënë shumë, ai tip i lojtarit që gjendet gjithkund. Është lojtar i fortë, por edhe në Inter ka lojtarë të fortë”.

“Nga nesër do të takohem me gjithë lojtarët e mijë dhe do vendosim kush do qëndrojë apo largohet. Nuk ka garanci, do vlerësojmë vetëm ata që na duhen”.

“Kur të takojë gjithë lojtarët e skuadrës së parë do vendosi edhe për tregun e transferimeve”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/