Telegrafi

Spalletti: Icardi në një nivel me Iscon, t’i vëmë klauzolë të madhe

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se klubi duhet t’i vë Mauro Icardit një klauzolë shumë të lartë me kontratën e re. 

U raportua ditë më parë se klubi është i interesuar që ta rrit klauzolën aktuale të lojtarit që është 110 milionë euro.

“Icardit duhet t’i vihet një klauzolë sa më e lartë”.

“Ai është në një nivel me Iscon [lojtari i Real Madridit që kontratën e re ka klauzolë prej 700 milionë euro) dhe sikurse top lojtarët e tjerë”.

Icardi ka ndryshuar ‘look’ në kohën e fundit duke i bërë flokët e bardha, për këtë ka koment Spalletti.

“Lojtarët e mi mund të sillen si të duan derisa nuk e dëmtojnë punën në ekip. Në këtë çështje, dikush mendon se mund të duket më mirë nëse bën ndryshim”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/