Telegrafi

Spalletti: Icardi është sulmues i përsosur

Icardi - Spalletti (Foto: Getty Images/Guliver)

Trajneri italian i Interit, Luciano Spalletti ka thurë lavde për sulmuesin e tij, Luciano Spalletti.

Interi ka shënuar fitore minimale 1-0 në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Udineses.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga i përhershmi, kapiteni Icardi, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Lexo po ashtu Interi mposht Udinesen fal golit maestral të Icardit nga pika e bardhë

Pas këtij goli, por edhe lojës dhe golave tjerë nga fillimi i kampionatit ka bërë që Spalletti ta cilësoj argjentinas si një sulmues të kompletuar.

Festa e Icardit ndaj Udineses (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ai e përfundon punën e ekipit si qendërsulmues i përkryer”, ka thënë fillimisht Spalletti për Sky Sport Italia.

“Ka raste kur kundërshtari  ju shtyp dhe ju duhet të shkoni pas vijës për të gjetur topin”.

“Në dy ndeshjet e fundit, Icardi e ka bërë këtë në mënyrë të përkryer”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, sulmuesi argjentinas është në formë të lartë edhe në këtë sezon pasi ka 13 gola në 18 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/