Italia ka fituar ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës me rezultat minimal 1-0.
Ka mjaftuar një gol nga Davide Frattesi që ‘Azzurët’ të marrin një fitore për tu nisur drejt Gjermanisë ku do të përballen në ndeshjen e parë me Shqipërinë.
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka folur pas ndeshjes për këtë fitore, derisa insiston se ata kanë një skuadër të mirë.
“Driblonim më mirë në fushë, pak më shumë në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë pamë cilësi. Dështuam në pasimin e fundit dhe në shënimin e golave, kishim 2-3 topa”, tha Spalletti.
“Scamacca ka luajtur një ndeshje të mirë, portieri i mori dy topa të bukur dhe nja dy herë nuk pati fat në drejtimin e topit, por e gjeti veten me të tjerët, shkëmbeu topa, pra luajti një ndeshje të mirë”.
“Pozicioni i Chiesas është pak nga pozicioni i tij, tek Juventusi ai luan si sulmues i dytë, ndërsa duke e vendosur në të majtë mendojmë se do të bërë të dy rolet. Ai u hap në dy raste dhe pati shansin të dilte një me një, nuk shkoi mirë”.
“Bëmë atë që duhej të bënim, jemi të bindur që kemi një skuadër të mirë, atëherë do të duhet të futemi në atmosferën e ndeshjes reale. Kemi pasur dy skuadra thuajse të ndryshme, që kanë luajtur për t’i parë të gjitha nga pak, që të kemi mundësi për t’u përmirësuar”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/