Trajnerit të Romës, Luciano Spalletti, duket se i ka ardhur shumë inati pas largimit të Miralem Pjanic drejt Juventusit.
Tekniku italian ka thënë se edhe magazinierët e Romës janë më të mirë se ylli boshnjak.
“Djelmoshat e mi janë më të mirë se Pjanic, të gjithë, përfshirë edhe magazinierët”.
“Nuk jam i nervozuar me atë, por jam trajner i Romës dhe të gjithë ata që luajnë në Romë janë më të mirë se ai”.
“Pjanic është një lojtar i madh, një kampion, por tani luan në një skuadër tjetër dhe lojtarët e mi janë më të mirët në botë”, ka thënë Spalletti për portalin boshnjak Oslobodjenje. /Telegrafi/