Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, nuk dëshiron lëvdata për rikthimin e formës së Edin Dzekos, për të cilin ka thënë se është lojtar që gjithmonë mund ta bëjë diferencën.
Sulmuesi boshnjak është kritikuar shumë në sezonin e kaluar, kur i shënoi vetëm 10 gola në të gjitha garat.
Megjithatë, ai i ka shënuar 12 gola deri më tani këtë sezon dhe e ka siguruar mbështetjen e tifozëve.
“Unë nuk e kam ringjallur askënd. Ai ka qenë gjithmonë një lojtar që mund ta bëjë dallimin. Mendoj se dallimi tash është se Edin ndihet më shumë si në shtëpi”.
“Tifozët e Romës kanë filluar ta vlerësojnë së fundmi, sepse ai e ka bërë lëvizjen e parë. Lëvizja e parë e Edin ishte kur më tha: ‘Shef, dua të qëndroj te Roma, dua t’i tregoj vlerat e mia’”, ka deklaruar Spalletti. /Telegrafi/