Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, duket se ka theksuar se tratativave të gjata të Ivan Perisicit në Manchester United është duke iu ardhur fundi.
Kroati 28-vjeçar ka qenë një objektiv kryesor i transferimeve për Djajtë e Kuq këtë verë dhe pas shumë javësh spekulime, duket se po afron një lëvizje e tij në Old Trafford.
Pas raporteve të fundit që ka një dakord për çmimin mes Manchester Unitedin dhe Interit, tani edhe Spalletti ka aluduar në një gjë të tillë.
“Perisic? Ju [gazetarët] dini çdo gjë, gjithçka është e hapur”, ka thënë Spalletti për Sportitalia.
Perisic nuk ishte pjesë e skuadrës së Interit për miqësoren e tyre kundër Nurnbergut të shtunën dhe ka postuar mesazhe të fshehta në mediat sociale që nënkuptojnë një transferim.
Ai ka bërë gjithsej 79 paraqitje në të gjitha garat për Interin që nga një lëvizje e vitit 2015 nga Ëolfsburg, duke shënuar 20 gola dhe duke ofruar 16 asistime. /Telegrafi/