Interi do të përballet nesër me Udinesen në Friuli, në një sfidë shumë të rëndësishme sa i takon objektivit, për të arritur në Ligën e Kampionëve.
Trajneri zikaltër, Luciano Spalletti, thotë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe se Interit i ka edhe katër finale.
“Jemi të përqendruar te sfida e nesërme, ku do të kërkojmë tri pikët, ashtu siç kemi bërë në përballjet e fundit në Friuli ndaj Udineses”.
“Megjithatë për të siguruar objektivin, duhet që të katër ndeshjet e mbetura t’i marrim me radhë dhe t’i trajtojmë si finale”, tha fillimisht Spalleti.
Spallettit ka folur edhe për sulmuesin Mauro Icardi, i cili ishte në qendër të vëmendjes edhe për një set fotografik.
“E kam parë setin fotografik, por mund të them që nuk më intereson aspak jeta e tij private”.
“Unë dua që kur të vijë në stërvitje, të jetë i veshur si internist”.
“Nuk e kam problem ta stërvit, as atë dhe as ndonjë tjetër”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/