Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se Geoffrey Kondogbia do t’i bashkohet Valencias në huazim.
24 vjeçari pritet që të kalojë te Mestalla në formë huazimi, por situata e mbrojtësit i cili ishte lidhur me një kalim prej 13 milionë eurosh te Los Che duket shumë e komplikuar.
“Mendoj se do të jetë shumë e komplikuar për Murillon që të largohet gjatë kësaj jave”.
“Kondogbia është këshilluar keq, ai ka vendosur të shkojë në huazim, por sjellja e tij nuk përfaqëson vlerat e tij si person”, ka thënë Spalletti.
Murillo nuk pritet të vazhdojë sezonin e ardhshëm te Interi, sidomos pas transferimit të mbrojtësit të Sampdorias, Milan Skriniar i cili ka shfaqur formë të mirë. /Telegrafi/