Telegrafi

Spalleti insiston për mbrojtësin e Realit

Interesimin e Romës për mbrojtësin e Real Madridid, Nacho Fernandez, e ka konfirmuar edhe trajneri Luciano Spalleti.

Bosi i Romës, Luciano Spalletti ka konfirmuar interesimin e tij për mbrojtësin e Real Madridit, Nacho.

Në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport, Spalleti ka treguar se ka nevojë për tu forcuar në mbrojtje.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Për shkak të lëndimeve dhe largimeve të lojtarëve, ne kemi nevojë për të bërë nënshkrime në mbrojtje”, deklaroi Spalleti.

“Nacho na pëlqen, klubi është duke ndjekur atë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/