Telegrafi

Spalleti: Icardi nuk luan, Pastore kishte pagë sa së bashku të gjithë lojtarët e Interit

Luciano Spalletti e ka konfirmuar mungesën e Mauro Icardi për ndeshjen me Crotonen, ndërsa ka bërë shaka duke thënë se objektivi numër një i Interit për dimër, Javier Pastore, kishte pagë më të madhe se të gjithë lojtarët bashkë.

Spalletti ka treguar se Icardi ka një problem muskulor.

“Icardi? Ai nuk do të ftohet pasi ka një problem me muskujt”.

“Pastore? Nuk kam folur kurrë për të. Më është dukur pothuajse e pamundur, pasi diferencat në paga mes nesh dhe PSG-së janë të mëdha”.

“Kur dëshiron ta afrosh një lojtar të tillë, që fiton më shumë se të gjithë lojtarët e tjetër bashkë, duhet t’i shikosh edhe numrat”

“Megjithatë, Rafinha ka karakteristikat e njëjtë me të”, ka thënë Spalletti.

Mos ardhja e Pastores ka krijuar shumë probleme mes tifozëve  dhe kryesisë së klubit./Telegrafi/