Milani ka fituar në udhëtim te SPAL-i me rezultat të thellë 0-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Serie A.
Rossonerët kanë vazhduar formën e mirë edhe pas ndeshjes së javës së 24-të duke iu afruar zonës evropiane pas startit të dobët të kampionatit.
Golat në këtë fitore për skuadrën e Gennaro Gattusos u shënuan nga Patrick Cutrone (2′, 65′), Lucas Biglia (73′) dhe Fabio Borini (90′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht italiani Cutrone, i cili pas dy golave të shënuara u vlerësua me notë 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin vendas, Everton Luiz, i cili u notua me 5.8. /Telegrafi/
SPAL:
Milan: