Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zhvilluar së fundmi kontrolle në banesat e disa personave, lidhur me hetimet që po zhvillohen nga SPAK për ish-ministrin Ilir Beqaj.
Sipas News 24 këta persona janë Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani.
Këta të fundit dyshohen të gjithë si lidhje të ish-ministrit të Shëndetësisë.
Ermal Kurtulaj ka qenë edhe koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.
Ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë të Shqipërisë Ilir Beqaj, Prokuroria s Posaçme SPAK po bën një hetim të thellë pasuror, ndërkohë që ka nisur një tjetër procedim penal me akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
SPAK dyshon se Ilir Beqaj përmes lidhjeve me kompanitë ‘Delta Pharma’, e cila i është shitur më pas ‘Delta Holding’ ka tentuar të fshehë pasurinë. Burimet përmendin transaksione deri në 2.8 milionë euro.