Gjykata e Lartë ka vendosur që më 5 mars të zhvillohet seanca për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për rikthimin në qeli të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.
Malltezi u lirua nga qelia me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, nga vendim i Gjykatës së Posaçme GJKKO.
Ndërkohë SPAK depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë.
Në të njëjtën datë, më 5 mars në orën 12:30 shqyrtohet edhe rekursi i ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e masës ‘Detyrim Paraqitje’ që u caktua ndaj tij fillimisht.
Berisha prej datës 30 dhjetor mbahet i izoluar në banesë për shkak se SPAK i kërkoi Gjykatës ashpërsim të masës pasi nuk respektoi vendimin e parë të Gjykatës. /Telegrafi/