Site icon Telegrafi

SPAK kërkon 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri

Foto: Arkiv

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

I njëjti dënim nga SPAK u kërkua edhe për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Dënimi i Tahirit dhe Çelës u kërkua për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Vetë Tahiri dhe avokati i tij kërkuan nga SPAK pushimin e çështjes ose pafajësi.

“Nuk kam asnjë bashkëpunim me personat e akuzuar, Prokuroria nuk ka vërtetuar akuzën ndaj meje”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version