Site icon Telegrafi

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe katër persona të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të pandehurit e tjerë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim.

Kryebashkiaku socialist përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, të ngritur nga SPAK pas licencimit të një biznesi karburanti, i cili, sipas akuzave, rezulton të jetë ndërtuar pa leje ndërtimi.

SPAK ka nisur hetimet mbi kryebashkiakun e Devollit pas një kallëzimi të bërë nga një subjekt tjetër, duke ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e procesit të licencimit të karburantit, raporton euronews.al.

Në lidhje me këtë çështje, Duro ka bërë një reagim zyrtar, ku ka theksuar se është sektori i tatim-taksave që ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe në përputhje me ligjin.

Exit mobile version