Nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, një aksion i madh antidroge është zhvilluar në Tiranë dhe në periferi të saj.
Top Channel njofton se aksioni vjen pas një hetimi disamujor, ndërsa dyshohet se në një banesë private në Qerekë të Niklës, është zbuluar një laborator kokaine.
Kontrolle janë bërë edhe në zona të tjera të Tiranë, në disa banesa, ndërsa thuhet se ka edhe disa të arrestuar, por ende nuk dihet numri.
Në “shënjestër” mendohet se është një grup kriminal që shpërndanë lëndë narkotike të forta.
Ky aksion vjen një ditë pas takimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ilir Proda me ata të DEA-s në Athinë.