Juristi Kreshnik Spahiu, është shprehur se kreu i qeverisë së Kosovës Albun Kurti ka ardhur në Tiranë për të marrë një mbështetje pas marrëveshjes që nënshkroi në Ohër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu ka bërë një thirrje për kreun qeverisë Edi Rama dhe për Albin Kurtin.
Ai tha se duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë që të hiqn kufijtë mes dy shteteve.
“Gjykoj se Kurti ka ardhur në Tiranë për të siguruar një mbështetje pas Vuçiq.
Mendoj se qëllimi i viztës së Kurtit është për të rikuperuar kritikat e ashpra që ka në Prishtinë në lidhje me marrëveshjen në Ohër. Kurti ka nevojë për këtë mbështetje sepse arriti të bëjë një marrëveshje kundër vetes së tij. Kurti erdhi në pushtet me kushtin që nuk do të firmos për asociacionin. Në njëfarë mënyre erdhi të kërkoj një lloj mbështetje për të rikuperuar votat e humbura në Kosovë. SHBA dhe BE kanë rënë dakord që marrëveshja e Ohërit të mos nënshkruhet.
Ajo çfarë unë do i bëja Kurtit dhe Ramës në këtë takim përveç gatimit mitë dhe verës që kanë shoqëruar sot drekën e tyre, është mirë që të kenë një marrëveshje të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Albin Kurti dhe Edi Rama duhet të hapin kufijtë Shqipëri-Kosovë. Ata të dy duhet të heqin kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në “Open Albania” sepse heqja e kufijve e të dy shteteve është ekskluzivisht e drejta e dy qeverive”, u shpreh Spahiu.