Site icon Telegrafi

Spahiu: Kosova në fokus të vazhdueshëm të diplomacisë botërore

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA dhe Turqi, Avni Spahiu e konsideron të rëndësime për Kosovën dhe Serbinë deklaratën e fundit të presidentit të Francës, Emanuel Macron, duke e vlerësuar se diplomacia evropiane tashmë ka në fokus këtë rajon.

Spahiu, duke e komentuar paralajmërimin e presidentit Macron se do të marrë masa ndaj të mëtejshme ndaj Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk sillen me përgjegjësi, tha se vet fakti që përmendet Kosova në përgjithësim të situatave në botë, tregon që këtu kemi një fokusim të vazhdueshëm të diplomacisë botërore në këtë rast i presidentit francez.

Sipas tij, ky fjalim i presidentit francez paralajmëron disa pika që janë të rëndësishme.

Lexo po ashtu Macron paralajmëron masa për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk “sillen me përgjegjësi”

Njëra, siç tha ai, është progresi mes Kosovës dhe Serbisë në dialog, i cili është bërë një preokupim ndërkombëtarë dhe, sië potencoi ai, presin që kësaj vjeshte të ketë diçka pozitive.

“Ndërkaq pika e dytë është që kësaj vjeshte të ketë një dinamizim të diplomacisë në Kosovë dhe të diskutimit të çështjeve të cilat mund të jenë pozitive, por që mund të sjellin edhe çështje që do të çonin në destabilizimin e rajonit”, tha Spahiu në ‘RTK Prime’.

Pika e tretë, sipas tij, është se presidenti francez bashkë me kancelarin gjerman, si personalitete nga të cilët ka ardhur plani për marrëveshjen e Ohrit dhe të cilët po dëshmojnë që e kanë marrë këtë punë me seriozitet, duan të shohin përparim në këtë aspekt.

Exit mobile version