Telegrafi

SpaceX zbulon foton epike të testit të Starship

Kompania hapësinore i testoi të 6 motorët Raptor në një provë statike zjarri.

Për disa javë motorët SpaceX Starship ishin në ‘pushim’ por disa ditë më parë, megjithatë, motorët e të Starship SN20 janë ndezur për qëllime të testimit.

Në testin statik të zjarrit, të 6 motorët Raptor u ndezën njëkohësisht, ashtu siç pritej.

Sipas një postimi në Twitter nga Elon Musk, testi duhet të kishte qenë i suksesshëm.

Dhe SpaceX ka publikuar një foto spektakolare të testit të motorit.

Raketa më e lartë ndonjëherë

Struktura e përgjithshme e raketës gjigante përbëhet nga përforcuesi super i rëndë, i cili është faza e parë dhe do të fuqizohet nga gjithsej 29 motorë Raptor.

Kjo raketë “e fazës së parë” ka një lartësi prej afërsisht 70 metra dhe synon të shtyjë Starship drejt orbitës.

Në krye të përforcuesit super të rëndë vjen Starship. Kjo “fazë e dytë” e raketës mundësohet nga 6 motorët Raptor dhe synohet përfundimisht të dërgojë anijen kozmike në hapësirë. /Telegrafi/