Site icon Telegrafi

SpaceX do të tentojë sot përsëri lansimin e raketës më të fuqishme ndonjëherë, që mund të rikthejë astronautët në Hënë

SpaceX po përgatitet edhe një herë për fluturimin testues të Starship, raketës më të fuqishme të krijuar ndonjëherë dhe mjeti që një ditë mund të çojë astronautët në Hënë ose të nxisë udhëtimin e parë në Mars.

Eventi për lansimin e raketës Starship mund të nisë të enjten (20 prill) në orën 9:28 që me kohën në Kosovë i bie në orën 3 e 28 të pasdites, transmeton Telegrafi.

Anija e parë kozmike e kombinuar Starship dhe përforcuesi Super Heavy do të lansohet nga objekti Starbase i SpaceX në Boca Chica, të Teksasit.

Në të vërtetë, sot do të jetë hera e dytë kur SpaceX tenton ta lansojë raketën pasi nisja e saj dështoi më 17 prill për shkak të një problemi të karburantit.

SpaceX do të transmetojë drejtpërdrejt lansimin në uebsajtin e saj duke filluar rreth 45 minuta para nisjes. /Telegrafi/

Exit mobile version