Site icon Telegrafi

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

SpaceX po përgatitet të nisë prototipin e saj të ri Starship nga hapësirat e saj në Teksas.

Nisja e Starship është bërë një dukuri e rregullt në objektet e zhvillimit të raketave të SpaceX në Boca Chica, Teksas.

Dhe për herë të dytë këtë muaj, kompania po përgatitet të fluturojë me një prototip të përparuar të anijes së saj të ardhshme.

I quajtur Starship Nr.11, ose SN11, prototipi mund të nisë që të martën.

SpaceX ka nisur tre fluturime të tilla provë në lartësi të larta tashmë, por secili përfundoi me një shpërthim katastrofik.

Dy prototipat e parë, SN8 dhe SN9, u përplasën në “jastëkun e uljes” me shpejtësi të lartë dhe shpërthyen menjëherë.

E treta, SN10, u ul në tokë më lehtë, por u hodh në erë 10 minuta më vonë, transmeton Telegrafi.

Vizioni afatgjatë i themeluesit të SpaceX, Elon Musk është që sistemi të dërgojë astronautë në Hënë dhe të fuqizojë udhëtime hipersonike në Tokë.

Ai ka thënë se planifikon të ndërtojë 1.000 Starships në mënyrë që të transportojë njerëz dhe ngarkesa në Mars dhe të krijojë një “vendbanim marsian”.

SpaceX mund të përpiqet të fluturojë dhe të ulet me SN11 sa më shpejt – që këtë javë.

Administrata Federale e Aviacionit ka bërë një mbyllje të hapësirës ajrore në zonë për të martën, të mërkurën dhe të enjten, dhe gjykatësi i qarkut Cameron ka lëshuar njoftime lokale për mbylljen e rrugëve për të mërkurën dhe të enjten.

Sidoqoftë, këto mbyllje mund të ndryshojnë nëse SpaceX nuk është gati për të fluturuar.

Përpara fluturimit SN9, mbylljet e reja u njoftuan javë pas jave para se SpaceX të bënte ndonjë përpjekje nisjeje.

SpaceX pritet të transmetojë drejtpërdrejt fluturimin provë, siç bëri me tre të fundit.

Në ndërkohë, disa tifozë të kompanisë po transmetojnë aktivitete përgatitore në mjediset e nisjes.

Disa nga burimet e tyre video kapën një provë të zjarrit statik javën e kaluar – kjo është kur SpaceX hap motorët e një rakete për t’i provuar ato përpara fluturimit. /Telegrafi/

Exit mobile version