SpaceX planifikon që sot të lëshojë një grup tjetër të satelitëve të cilët nisjen e tyre do ta realizojnë nga Florida.
Raketa Falcon 9 e cila mban me vete 23 anije satelitë Starlink, është planifikuar që të niset nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral.
Lansimi fillimisht ishte planifikuar të bëhej një ditë më herët, por u shty si pasojë e motit të keq.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, faza e parë e raketës do të kthehet në Tokë rreth tetë mintua pas ngritjes, dhe do të ulet në një anije në Oqeanin Atlantik.
Për këtë përforcues kjo është nisja dhe ulja e 12.
Ndryshe, Starlink përbëhet nga 5250 satelitë operacionalë, numër ky që po rritet gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/