Site icon Telegrafi

SpaceX në bisedime për “uljen dhe rikuperimin” e raketës Starship në brigjet e Australisë

SpaceX është në bisedime me zyrtarët amerikanë dhe australianë “për të ulur dhe rikuperuar” një nga raketat e saj Starship në brigjet e Australisë.

Dhe ky vlerësohet si një hap i parë i mundshëm drejt një pranie më të madhe për kompaninë e Elon Musk në rajon pasi të dy vendet forcojnë lidhjet e sigurisë, sipas tre personave të njohur me planet.

Që kur një raketë Starship bëri një “shkatërrim” të kontrolluar për herë të parë në qershor në Oqeanin Indian, SpaceX ka qenë i etur për të zgjeruar fushatën e saj të testimit.

Uljet e suksesshme dhe rikuperimi i përforcuesve më pas janë elementë të rëndësishëm të zhvillimit të shpejtë të raketës gjigante dhe të ripërdorshme, të krijuar për të nisur satelitët në orbitë dhe për të “vendosur” astronautët në Hënë.

Plani do të ishte lëshimi i Starship nga një objekt i SpaceX në Teksas, zbarkimi i tij në det pranë brigjeve të Australisë dhe rikuperimi i tij në territorin australian.

Marrja e lejes për ta bërë këtë do të kërkonte lehtësimin e kontrolleve të eksportit të SHBA-së mbi teknologjitë e sofistikuara hapësinore të destinuara për në Australi, sipas burimeve, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Administrata e presidentit Joe Biden tashmë ka kërkuar të lehtësojë kufizimet e ngjashme brenda aleancës së sigurisë AUKUS, një grupim i Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Britanisë që synon “t’i kundërvihet Kinës”. /Telegrafi/

Exit mobile version