Së fundmi, SpaceX ka lëshuar 23 satelitë të tjerë Starlink në orbitë.
Raketa Falcon 9 që mbante anijen kozmike Starlink, u ngrit nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida.
Gjatë fazës së parë, raketa u kthye në tokë rreth 8,5 minuta pas ngritjes, duke shënuar nisjen dhe uljen e 16-të për këtë përforcues të veçantë.
Ndërkohë, faza e radhës vazhdoi të dërgojë 23 satelitët Starlink në orbitën e ulët të Tokës.
Ky ishte lëshimi i tretë orbital i vitit 2024 për SpaceX, por jo i fundit.
Kjo pasi kompania hapësinore synon të nisë edhe 144 misione të tjera, të cilat do të thyejnë rekordin prej 98 misioneve në vitin 2023. /Telegrafi/