SpaceX lansoi raketën gjigante dhe për herë të parë u ulën të tre “përforcuesit”, një vit pas dërgimit të një veture sportive në fluturimin fillestar të testimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një Falcon Heavy e re dhe e përmirësuar fluturoi me një satelit komunikimi të quajtur Arabsat.
Vendosja e stacionit të komunikacionit Arabsat 6A në orbitë ishte qëllimi kryesor i misionit disa minutësh.
Siç thuhet tutje, Falcon Heavy është raketa më e fuqishme që përdoret sot, me 27 motorë që “shpërthejnë” gjatë ngritjes – nëntë për një përforcues.
Mediat raportojnë se tetë minuta pas lansimit, SpaceX lëshoi dy nga mbështetësit e fazës së parë në Cape Canaveral, krah për krah, ashtu siç bëri në debutimin e raketës vitin e kaluar.
Përforcuesi kryesor u ul dy minuta më vonë në një platformë oqeanike qindra milje në det të hapur. Kjo është pjesa e cila humbi në misionin e parë.
Falcon Heavy fluturoi nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s.
Plazhet pranë dhe pikat e tjera të shikimit ishin të mbushura me turistë dhe vendas të etur për të kapur jo vetëm nisjen, por edhe kthimin dramatik, të shoqëruar nga zhurma e zërit. /Telegrafi/