Telegrafi

SpaceX e Elon Musk akuzohet për shkarkimin e paligjshëm të stafit

SpaceX po akuzohet për shkarkimin e paligjshëm të tetë punonjësve, të cilët thuhet të ishin kritik ndaj pronarit multi-miliarder, Elon Musk.

Një zyrtar rajonal në Bordin Kombëtar të Marrëdhënieve të Punës (NLRB), ka akuzuar SpaceX për shkelje të të drejtave të punëtorëve sipas ligjit federal të punës, i cili i lejon ata të kërkojnë kushte më të mira.

Shqetësimet e tyre për largimin nga puna, i kanë shprehur në një letër drejtuar SpaceX.

“Ne i drejtuam akuzën udhëheqësve jo nga keqdashja, por sepse ne kujdesemi për misionin e kompanisë dhe njerëzit përreth saj”, tha avokatja e një prej ish-punonjësve, Deborah Lawrence.

Thuhet se, nëse kjo çështje nuk zgjidhet së shpejti, ajo do të shqyrtohet nga një gjyqtar administrativ, vendimi i të cilit mund të apelohet në bord dhe në një gjykatë federale të apelit.

Seanca e radhës është caktuar më 5 mars, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Nëse NLRB konstaton se largimet kanë shkelur ligjin, mund të urdhërojë që punëtorët të rikthehen në punë, dhe t’u kompensohen pagat e humbura.

Ndryshe, edhe kompanitë e tjera të Musk janë akuzuar për shkelje të të drejtave të punonjësve.

Në tetor, NLRB, akuzoi X për shkarkimin e paligjshëm të një punonjësi për postimet në platformë, të cilat sfidonin politikat e kompanisë.

Gjithashtu, edhe Tesla është përballur me disa akuza për diskriminim racor në fabrikat e saj. /Telegrafi/