Në emisionin Top Show Magazine së fundmi kanë qenë të ftuar disa personazhe shumë interesantë.
Nicol Spaho dhe Arbesa Ahmedaliu janë dy vajza, të cilat shpesh janë cilësuar si sozitë e këngëtareve të njohura, Luana Vjollca dhe Nora Istrefi.
Arbesa nga Kosova, tha se është një fotografi në rrjetet sociale, ajo që ka bërë që të gjithë të mendojnë sikur është Luana, dhe jo ajo.
Për më tepër, ajo tregoi se ka një tjetër element të përbashkët me Luanën, i cili është fakti se edhe ajo njëjtë sikur idhulli i saj, ha shumë bukë.
Ndërkohë, Nicol, e cilësuar si sozia e Nora istrefit, tregoi se ka pasur disa raste kur atë e kanë ngatërruar me këngëtaren.
E kjo sidomos ka ndodhur, ku ajo ishte në ndonjë klub nate, dhe të gjithë kërkonin të fotografoheshin me të, duke menduar se ajo është Nora. /Telegrafi/