Telegrafi

Sozia e Peles u shfaq në funeral dhe bëri bujë të madhe, gazetarët e rrethuan menjëherë

Sozia e Peles u shfaq në funeral dhe bëri bujë të madhe, gazetarët e rrethuan menjëherë

Rreth 200 mijë persona i dhanë lamtumirën e fundit futbollistit legjendar brazilian Pele në stadiumin e Santos, ku u organizua lamtumira e fundit dhe mes tyre ishte edhe sozia e Peles, i cili bëri bujë me praninë e tij.

Nicanor Ribeiro, njeriu që prej 20 vitesh është sozia e Peles, ka mbërritur i veshur me fanellën e Santos dhe ka shkaktuar shumë vëmendje nga fansat e mbledhur e sidomos nga mediat që e rrethuan dhe i kërkuan një deklaratë.

“Udhëtuam së bashku, ai ishte gjithmonë i mirë me mua. Ne ishim në reklama dhe xhirime. Kemi filmuar së bashku për pothuajse çdo Botëror, fatkeqësisht nuk ishte e mundur në atë të fundit në Katar. Ai la pas një trashëgimi të pabesueshme, do t’i mungojë shumë botës”, ka thënë Ribeiro.

Pele vdiq në moshën 82 vjeçare në Spitalin Albert Einstein në Sao Paulo më 28 dhjetor./Telegrafi/