Seriali dokumentar i Georgina Rodriguez “Soy Georgina” ishte aq i suksesshëm sa Netflix nuk ngurroi të niste punën për një sezon të dytë, që për momentin, nuk ka akoma një datë publikimi.
Pritja e mirë e sezonit të parë u bazua në faktin se tregonte aspektin më të afërt të saj, në të cilin Georgina shihej me familjen dhe miqtë e saj.
Në imazhet e para që ka shpërndarë, modelja shfaqet mes kamerave dhe projektorëve e veshur me një fustan elegant me doreza dhe e ulur në një karrige.
Gjatë këtij seti, zeshkania gjithashtu zbuloi se xhirimet e këtij projekti kanë nisur që në shtator.
E famshmja duket se është e emocionuar për projektin e ri, siç e tregon shprehja e saj në foto.
Në këtë sezon të dytë, Georgina do të tregojë se si po përballet me aspekte të ndryshme të jetës që kanë shënuar familjen e saj vitin e kaluar, si humbja e njërit prej binjakëve dhe lindja e Bella Esmeralda prillin e kaluar.
Georgina do të kujtojë edhe pasionin e saj për baletin, siç e ka treguar në postimet e fundit, të cilat në më pak se dy orë janë mbushur me komente dhe reagime pozitive që tregojnë entuziazmin për të parë sezonin e ri të serialit.
Pjesa e parë e po ashtu ka thyer rekorde shikueshmërie në Netflix.
Qysh në episodet e para, bukuroshja rrëfeu se si i ka ndryshuar jeta, nga një shitëse butiku në gruan e burrit me më së shumti ndjekës në botë. /Telegrafi/