Telegrafi

Southgate vendos për një ndryshim ‘radikal’ në formacion për çerekfinalen e Euro 2024, ndryshon edhe rreshtimin

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate po konsideron një ndryshim rrënjësor në formacionin e tij titullar nëse Jude Bellingham lejohet të përballet me Zvicrën.

Anglia përballet me zviceranët në çerekfinalen e tyre të Euro 2024 në Dyseldorf të shtunën dhe ka një sërë çështjesh që duhet të zgjidhen përpara ndeshjes.

Është ende e paqartë nëse Bellingham do të jetë në dispozicion, me mesfushorin nën hetim nga UEFA për gjestin e vrazhdë që bëri në fitoren 2-1 të Anglisë ndaj Sllovakisë në fazën e kaluar.

Një lojtar me siguri që do të mungojë është mbrojtësi Marc Guehi, i cili është i suspenduar për ndeshjen me Zvicrën pasi ka marrë kartonin e dytë të verdhë kundër Sllovakisë.

Sipas Sky Sports News, Southgate po mendon të kalojë në një mbrojtje me tre për të përballuar humbjen e Guehi, i cili ka qenë ndoshta lojtari më i mirë i Anglisë në Euro 2024.

Tre Luanët nuk e kanë përdorur atë formacion në një ndeshje konkurruese që nga humbja e tyre në finalen e Euro 2020 ndaj Italisë në Wembley.

 

Por, Southgate e ka testuar sërish në stërvitje përpara përballjes me Zvicrën, së bashku me një sërë ndryshimesh të tjera taktike.

Thuhet se Southgate ka provuar ‘formacione të ndryshme dhe lojtarë të ndryshëm të përfshirë në role të ndryshme’.

Raporti gjithashtu pretendon se Southgate mund të përpiqet të luajë me Jude Bellingham dhe Phil Foden si dy numra 10, nëse i pari do të lejohet të luajë këtë ndeshje.

Bellingham ka filluar në atë rol në të gjitha ndeshjet e Anglisë deri më tani në turne, me Foden që luan nga e majta e sulmit.

Formacioni i mundshëm i Anglisë: Pickford; Walker, Stones, Konsa; Alexander-Arnold, Maino, Rice, Saka (Shaw); Bellingham, Foden; Kane.

/Telegrafi/