Telegrafi

Southgate rreth racizmit: Kemi parë mbështetje të madhe në rrjetet sociale dhe parulla të shumta nga Kosova – presim atmosferë të madhe

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën, të vlefshme për eliminatoret Euro 2020, në kuadër të Grupit A.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Anglisë, Southgate ka folur në theks të veçantë për pritjen dhe luftën kundër racizmit.

Lexo po ashtu Southgate: Na kanë pritur shumë mirë në Kosovë, duam të bëjmë një ndeshje të mirë

“Ne presim me padurim që të shohim nesër një atmosferë të mirë, një mbështetje të madhe. Ka pasur mbështetje në mediat sociale, parulla të shumta, presim këtë edhe nesër një stadium”, ka thënë fillimisht Southgate.

“E presim një atmosferë të mirë nesër. Po e presim me padurim atmosferën e nesërme”.

Lexo po ashtu Ambasada e Britanisë së Madhe publikon videon e tifozit: Kam qenë mbi 30 vende, por askund nuk jam pritur më mirë se në Kosovë

“Kemi parë në rrjetet sociale se si po na mbështesin dhe mirëpresin njerëzit në Kosovë”, përfundoi trajneri anglez.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/