Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën, të vlefshme për eliminatoret Euro 2020, në kuadër të Grupit A.
Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Anglisë, Southgate ka folur në theks të veçantë për pritjen dhe luftën kundër racizmit.
“Ne presim me padurim që të shohim nesër një atmosferë të mirë, një mbështetje të madhe. Ka pasur mbështetje në mediat sociale, parulla të shumta, presim këtë edhe nesër një stadium”, ka thënë fillimisht Southgate.
“E presim një atmosferë të mirë nesër. Po e presim me padurim atmosferën e nesërme”.
“Kemi parë në rrjetet sociale se si po na mbështesin dhe mirëpresin njerëzit në Kosovë”, përfundoi trajneri anglez.
Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/