Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit tetor.
Risia është padyshim mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori i cili është grumbulluar pas paraqitjeve fantastike me Rossonerët.
Në fakt për mbrojtësin e talentuar është një rikthim tek ‘Tre Luanët’, pasi hera e fundit kur ishte ftuar ishte në vitin 2019, kur u paraqit për gjashtë minuta ndaj Kosovës.
23-vjeçari është grumbulluar nga Gareth Southgate në mungesë të Trent Alexander Arnold dhe Harry Maguire.
Ndryshime të tjera nuk ka me mesfushorët që janë të zakonshmit si Phil Foden, Jordan Henderson, Mason Mount, Kalvin Phillips e Declan Rice.
Ndërkohë sulmuesit e grumbulluar janë Jack Grealish, Harry Kane, Bukayo Saka, Jadon Sancho, Raheem Sterling e Ollie Watkins.
Anglia në tetor do t’i zhvillojë dy sfida, ku fillimisht luan në udhëtim te Anodrra më 9 tetor, derisa tri ditë më vonë pret Hungarinë në ‘Wembley’.
Lista e plotë:
Portierë: Sam Johnstone, Jordan Pickford, Aaron Ramsdale.
Mbrojtës: Conor Coady, Reece James, Tyrone Mings, Luke Shaw, John Stones, Fikayo Tomori, Kieran Trippier, Kyle Walker.
Confirming your #ThreeLions squad for October! 🙌 pic.twitter.com/nY96EqnmpL
— England (@England) September 30, 2021
Mesfushorë: Phil Foden, Jordan Henderson, Jesse Lingard, Mason Mount, Kalvin Phillips, Declan Rice.
Sulmues: Jack Grealish, Harry Kane, Bukayo Saka, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Ollie Watkins. /Telegrafi/