Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka publikuar skuadrën e tij për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2024 kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut.
Tre Luanët tashmë kanë rezervuar vendin e tyre në turneun e verës së ardhshme në Gjermani, pasi mundën 3-1 Italinë në ndeshjen e tyre të fundit ndërkombëtare në tetor – një fitore që i zhvendosi ata tre pikë përpara Ukrainës në krye të Grupit C dhe tre të tjera përpara Azzurrëve.
Ekip i Southgate e pret Maltën në Wembley të premten e ardhshme përpara se të përballen me Maqedoninë e Veriut në Toshe Proeski Arena në Shkup të hënën, më 20 nëntor.
Coming up for the #ThreeLions in November: 🇲🇹 + 🇲🇰 pic.twitter.com/kbL0IXo9AL
— England (@England) November 9, 2023
Pas një fillimi mbresëlënës të sezonit të Ligës Premier me Aston Villa, Ollie Watkins ruan vendin e tij në skuadër së bashku me Jarrod Bowen, James Maddison dhe Callum Wilson.
Në listë gjenden edhe yjet e ekipit si Kyle Walker, Jude Bellingham, Phil Foden dhe Bukayo Saka.
Befasia duket të jetë ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, i cili është listuar si mesfushor në listën e fundit të Southgate.
Your #ThreeLions for their final camp of 2023! 💪
— England (@England) November 9, 2023
Portierë: Sam Johnstone, Jordan Pickford, Aaron Ramsdale
Mbrojtës: Levi Colwill, Lewis Dunk, Marc Guehi, Harry Maguire, Fikayo Tomori, Kieran Trippier, Kyle Walker
Mesfushorët: Trent Alexander-Arnold, Jude Bellingham , Conor Gallagher, Jordan Henderson, Kalvin Phillips, Declan Rice
Sulmues: Jarrod Bowen, Phil Foden, Jack Grealish, Harry Kane, James Maddison, Marcus Rashford, Bukayo Saka, Ollie Watkins, Callum Wilson.
/Telegrafi/