Telegrafi

Southgate nënshkruan kontratë katërvjeçare me Anglinë

BURTON-UPON-TRENT, ENGLAND - DECEMBER 04: Gareth Southgate, FA Head of Development teams and U21 Head Coach, announces England's new development plan "England DNA" at St Georges Park on December 4, 2014 in Burton-upon-Trent, England. (Photo by The FA/The FA via Getty Images)

Gareth Southgate është konfirmuar si trajner i Anglisë nga federata e atjeshme e futbollit për katër vitet e ardhshme.

Është pritur që të ndodhë ky konfirmim, pasi trajneri kishte pasur takim me FA-në në javën e kaluar.

46-vjeçari u angazhua si ushtrues detyre në muajin shtator pas largimit të Sam Allardyce dhe që atëherë Tre Luanët kanë arkëtuar shtatë pikë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusi 2018’.

Lexo po ashtu Anglia pranon dorëheqjen e Allardyce, gjendet zëvendësuesi

Southgate është trajneri i tretë që angazhon Anglia në vitin 2016. Para Allardyce, përzgjedhës i Anglisë ishte Roy Hodgson, por u largua pas eliminimit nga ‘Euro 2016’ në të tetën e finales.

“Jam jashtëzakonisht krenar që jam angazhuar si trajner i Anglisë. Megjithatë, jam i vetëdijshëm se ta marrësh punën është diçka tjetër, kurse tash dua ta kryej punën me sukses”, ka thënë Southgate. /Telegrafi/