Telegrafi

Southgate: Na kanë pritur shumë mirë në Kosovë, duam të bëjmë një ndeshje të mirë

Gareth Southgate (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Gareth Southgate ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën, të vlefshme për eliminatoret Euro 2020, në kuadër të Grupit A.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.

Për këtë ndeshje dhe pritjen pozitive në Kosovë ka folur trajneri i Tre Luanëve, Southgate, në konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Ambasada e Britanisë së Madhe publikon videon e tifozit: Kam qenë mbi 30 vende, por askund nuk jam pritur më mirë se në Kosovë

“Na kanë pritur shumë mirë që kur kemi zbritur në Prishtinë. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë”, ka thënë fillimisht Southgate.

Southgate dhe Harry Winks në konferencë (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ne kualifikimin e kemi të siguruar, por duhet të përmirësohemi në disa aspekte. Në fushë do të kuptojmë forcën e vërtetë të Kosovës”.

“Mezi pres ta shoh atmosferën për ndeshjen e nesërme. Kosova pasi që nuk arriti të kualifikohet do të luaj pa presion andaj kjo ju krijon përparësi Kosovës për fitore”.

“Joe Gomez e ka pësuar një goditje në gju dhe ndaj nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Kosovës.

Lexo po ashtu Tifozi anglez i fascinuar: Kosova vendi më i mirë në botë, hëngra tri herë dhe piva 20 birra me 30 euro!

“Sa i përket çështjes mes Gomez dhe Sterling mund të them se gjithçka është zgjidhur”.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/