Telegrafi

Southgate: Kosova na e bëri të vështirë deri në minutën e 70-të, atmosfera e jashtëzakonshme – fat ndaj Maqedonisë

Gareth Southgate. (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Kosova ia bëri të vështirë punën deri në minutën e 70-të.

Ai tha se u ndie shumë mirë në atmosferën e jashtëzakonshme që u krijua në Prishtinë dhe pritjen që iu bë anglezëve.

“Kosova na e bëri të vështirë, sidomos në pjesën e parë. Ishte e vështirë për ne të luanin nën presion. Në pjesën e parë ishte ndeshje e barabartë, edhe pse shënuam një gol të bukur”.

Gareth Southgate. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Deri në minutën e 70-të u desh ta mbajmë presionin. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, nuk kam përjetuar diçka të tillë më herët, edhe pse kemi udhëtuar në disa vende”.

Fansat e Kosovës. (Foto: Michael Regan/Getty Images)

“Ju urojmë të gjithëve fat në ‘play-off’. Keni gjasa, më pëlqen ekipi juaj. Keni bërë përparime dhe eksperienca e ndeshjes në Pragë do të jetë përfitim për ju, ndaj Maqedonisë”.

“E gjithë skuadra e vlerëson këtë mikpritje”, ka thënë Southgate në deklaratën pas ndeshjes, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 4-0. /Telegrafi/