Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Kosova ia bëri të vështirë punën deri në minutën e 70-të.
Ai tha se u ndie shumë mirë në atmosferën e jashtëzakonshme që u krijua në Prishtinë dhe pritjen që iu bë anglezëve.
“Kosova na e bëri të vështirë, sidomos në pjesën e parë. Ishte e vështirë për ne të luanin nën presion. Në pjesën e parë ishte ndeshje e barabartë, edhe pse shënuam një gol të bukur”.
“Deri në minutën e 70-të u desh ta mbajmë presionin. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, nuk kam përjetuar diçka të tillë më herët, edhe pse kemi udhëtuar në disa vende”.
“Ju urojmë të gjithëve fat në ‘play-off’. Keni gjasa, më pëlqen ekipi juaj. Keni bërë përparime dhe eksperienca e ndeshjes në Pragë do të jetë përfitim për ju, ndaj Maqedonisë”.
“E gjithë skuadra e vlerëson këtë mikpritje”, ka thënë Southgate në deklaratën pas ndeshjes, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 4-0. /Telegrafi/