Telegrafi

Southgate konfirmon kthimin e Sterlingut për ndeshjen ndaj Kosovës

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, e ka bërë të qartë se nuk do të hezitojë ta përfshijë në formacion Raheem Sterlingun në ndeshjen e të dielës kundër Kosovës.

Anësori i Manchester Cityt u la jashtë Tre Luanëve për takimin e sotëm (e enjte) ndaj Malit të Zi, për shkak të zënkës me mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez, që u bart edhe në kampin stërvitor të anglezëve.

Lexo po ashtu Sterling kthehet ndaj Kosovës, pritet të jetë startues

“Vazhdojmë përpara. Mënyra si është stërvitur ka qenë shembullore”, ka deklaruar Southgate në një konferencë për shtyp.

Raheem Sterling dhe Joe Gomez në stërvitje (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Anglisë i mjafton një pikë në takimin ndaj Malit të Zi në Wembley që ta sigurojë kualifikimin nga Grupi A, ndërsa trajneri është pyetur se a do të hezitojë ta përfshijë Sterlingun në formacionin startues në sfidën e të dielës në “Fadil Vokrri”.

“Asnjë (hezitim), kurrfarë (hezitimi). E morëm vendimin dhe nënvizuam gjithçka”, ka thënë Southgate, i cili është kritikuar pse i ka dhënë rëndësi mediatike incidentit të ndodhur në stërvitje. /Telegrafi/