Telegrafi

Southgate: Jam i kënaqur me cilësitë e futbollistëve

Anglia ka marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Holanda.

Edhe pse ndeshje miqësore, ‘Tre Luanët’, treguan karakter dhe lojë të mirë duke mposhtur minimalisht Holandën 0-1, falë golit nga Jesse Lingard.

Kjo fitore e ka kënaqur trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate.

“Jam shumë i kënaqur me cilësitë që posedojnë futbollistët e mijë”, ka thënë Southgate.

“Futbollistët e mijë kanë pasur një paraqitje mjaftë të mirë si teknikisht ashtu edhe taktikisht edhe pse Holanda tri herë ndryshoi sistemin gjatë lojës”, ka deklaruar Southgate.

Lingard duke festuar golin e fitores

Trajneri anglez thotë se në skuadrën e tij mbretëron një harmoni e mirë mes futbollistëve.

“Kemi pasur harmoni të mirë dhe buzëqeshje gjatë këtyre ditëve sa kemi punuar në grup”.

“Gjëja e vetme që duhet ta bëjmë është të përmirësohemi më shumë në finalizim”, ka përfunduar trajneri i Anglisë.

Në ndeshjen e ardhshme, Anglia do të luaj miqësore me Kombëtaren e Italisë. /Telegrafi/