Telegrafi

Southamptoni i vendos çmimin Manes

Southamptoni raportohet se i ka caktuar çmimin prej 50 milionë eurosh për sulmuesin e shumëkërkuar Sadio Mane.

24-vjeçari iu bashkua klubit në vitin 2014 nga Red Bull Salzburgu dhe ka shënuar 25 gola në 75 ndeshje për klubin anglez, duke përfshirë 15 në 43 ndeshjet gjatë sezonit 2015-16.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Manchester United dhe Liverpooli besohet se janë të interesuara për senegalezin, por, sipas “The Sun”, Southamptoni nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 50 milionë euro.

Mane ka kontratë katërvjeçare me klubin.