Chelseat iu refuzua një ofertë e lartë nga Southampton për Romeo Lavian në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Skuadra londineze ishte e etur për të nënshkruar një mesfushor ku në fund e morën zviceranin Denis Zakaria nga Juventusi.
Madje londinezët ishin refuzuar edhe nga Barcelona për Frenkie de Jong dhe nga Ajaxi për meksikanin Martinez.
Daily Echo ka raportuar se Chelsea kishte ofruar hiq më pak se 50 milionë euro për transferimin e mesfushorit Romeo Lavia nga Southampton, ofertë që u hodh poshtë nga klubi anglez.
Lavia ditë më parë shënoi gol në fitoren që Southampton e arriti ndaj Chelseat 2-1.
18-vjeçari këtë verë është bashkuar me Southamptonin nga Manchester City për 12,3 milionë euro.
Belgu konsiderohet si njëri nga futbollistët më të talentuar në Angli dhe Chelsea ishin gati të shpenzonin për transferimin e tij, por oferta e tyre u refuzua. /Telegrafi/